Aktualitet I armatosur në lokal me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 30-vjeçari në...

I armatosur në lokal me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Customer” është arrestuar 30-vjeçari L. Ç., banues në Tiranë.

Shërbimet e policisë e kanë lokalizuar 30-vjeçarin në një lokal në Mullet dhe gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën një pistoletë dhe krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.