Gjeni një justifikim dhe paketoni çantat për një udhëtim në këto dy muaj që do të vijnë. Më poshtë ju sjellim disa sugjerime se ku të shkoni dhe çfarë të presim gjatë dy muajve maj dhe qershor.
Maroku: Maji është muaji i përsosur për të udhëtuar në Marok. Merrni disa rreze në bregdetin e Mesdheut, ndërsa shijoni natyrën e atij vendi nën temperaturat e ngrohta të pranverës.
Franca: Të gjithë sytë do të jenë në Côte d’Azur për Festivalin e filmit të Kanës. Veçse do të shihni yjet e Hollivudit gjatë kësaj periudhe, ju do të shijoni gjithashtu edhe temperaturat e ngrohta duke ecur në rrugët e bukura të Francës.
Greqia: Maji është koha ideale për të vizituar Greqinë – plazhet dhe mrekullitë e lashta janë më pak të mbushura me njerëz, çmimet e akomodimit janë më të ulëta dhe moti ndjehet i ngrohtë.
Italia: Nëse dëshironi të shijoni temperaturat e ngrohta dhe rrugët shumë qeta, atëherë muajt maj dhe qershor është koha ideale për të eksploruar Siçilinë. Shkoni në qytete historike si Sirakuza, Noto dhe Taormina, kaloni një natë në Palermos ose shijoni në rrethinat e bukura të këtij vendi.
Maltë: Është destinacioni perfekt për të udhëtuar në këtë periudhë të vitit, kjo për shkak se ende nuk ka filluar fluksi i turistëve dhe ju do të keni mundësinë të shijoni gjithçka pa u penguar nga turmat.
Portugalia: Merrni pushimet, mos ndiqni turmën dhe shkoni në plazhet e Algarve për të shijuar festat që organizohen mbrëmjeve.
Spanja: Është një ndër vendet me atraksionet më të bukura dhe nëse po planifikoni një udhëtim për në Spanjë, atëherë zgjidhni muajin maj për një vizitë.
Britania e Madhe: Është koha kur mund të shijoni Festivalin e Trëndafilave në Londër. Maji është koha perfekte për të shijuar natyrën, kohën dhe vendet përrallore.