Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK.
Gazment Bardhi në mbledhjen e Këshillit të Mandatave ka pyetur kreun e SPAK Altin Dumani i cili është edhe prokurori i çështjes që po hetohet për Arben Ahmetaj, nëse ka dijeni se ku ndodhet ish-ministri.
“A keni informacion se ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri: Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për ketë?” pyeti Bardhin kreun e SPAK.
Sipas burimeve, SPAK nuk i është përgjigjur pyetjes së Gazment Bardhit mbi vendndodhjen aktuale të Arben Ahmetajt.