Kosova Kufiri me Kosovën, Lleshaj: Hiqen kontrollet e dyfishta

Kufiri me Kosovën, Lleshaj: Hiqen kontrollet e dyfishta

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar sot një ndryshim të rëndësishëm në kufirin me Kosovën.

“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll”, shkruan Lleshaj në “Twitter, cili i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave një ditë më parë, duke shtuar se “Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”.

Por ky nuk është ndryshimi i fundit që do të bëhet, më tej Lleshaj, shton se “lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë”.