Nuk është e thënë që ju të shpenzoni shumë para për dhuratën në ditën e Shën Valetinit. Por nëse keni menduar t’i blini ndonjë nga këto dhurata, atëherë mos e bëni.
Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë meshkujve, kjo është lista me 9 dhuratat që asnjë femër nuk do të donte të merrte.
Parfum
Nuk po e përjashtojmë nga lista e dhuratave prej besimit që kur dhuron një parfum ndahesh, por për faktin që mund të bëni zgjedhjen e gabuar! Nëse nuk e dini aromën e saj të preferuar më mirë mos eksperimentoni.
Veshje
Nuk ka asgjë romantike në këtë dhuratë!
Kafshë shtëpiake
Nëse ajo nuk ka shprehur dëshirën, mos guxoni më tepër nga sa duhet.
Kupona dhuratë
Ideja më e keqe që mund të keni!
Produkte kozmetike
Femrat janë të paparashikueshme kur bëhet fjalë për makijazhin. Asnjëherë nuk do të gjeni nuancat ideale pa praninë e saj.
Para
Mos e bëni kurrë diçka të tillë!
Mjete kuzhine
Çfarë mesazhi po përpiqeni të jepni?
Arusha
Mund t’ju duket diçka e bukur, por shumë vajza nuk i pëlqejnë. Po dilni me një vajzë të rritur, jo me një adoleshente.
Biskota
Nuk e dimë pse këto të fundit ndodhen në këtë listë.