Shëndet Kujdes me konsumimin e kripës, dëmet që i shkakton organizmit tuaj

Kujdes me konsumimin e kripës, dëmet që i shkakton organizmit tuaj

Kripa i jep shije të veçantë ushqimeve që hani, por nëse e tejkaloni masën e saj, atëherë ajo shkakton probleme në trupin tuaj. Nëse merrni kripë më shumë se sa duhet, gjaku dhe oksigjeni nuk arrijnë tek organet kryesore. Kështu zemra mundohet më shumë që të pompojë gjak nëpër tërë trupin, që e rritë shtypjen e gjakut edhe më shumë.
Tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë muret e arterieve që pastaj mbledhin yndyrë që shpie tek ndonjë sulm në zemër apo infarkt.

Sëmundjet e zemrës
Natriumi është shumë i rëndësishëm për trupin, por shtimi i saj shkakton dëme të konsiderueshme dhe mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare, sëmundje të zemrës, insuficiencë (pamjaftueshmëri) të zemrës dhe goditje në tru. Konsumi i tepërt i kripës e dyfishon rrezikun. Duhanpirësit, të moshuarit, diabetikët dhe njerëzit me presion të lartë të gjakut janë një grup i rrezikuar, kështu që ata duhet të kontrollojnë marrjen e kripës.
Aftësitë njohëse
Rritja e presionit të gjakut shkakton probleme të trurit. Njerëzit të cilët marrin shumë kripë dhe lëvizin pak rrezikojnë dëmtimin e aftësive njohëse. Ekspertët këshillojnë zvogëlimin e marrjes së kripës si dhe ushtrimin e përditshëm për 30 minuta për ta bërë njeriun të shëndoshë moralisht dhe fizikisht.
Veshkat
Veshkat luajnë një rol të rëndësishëm në filtrimin e produkteve të panevojshme nga gjaku. Tensioni i lartë i gjakut mund të çojë deri te insuficienca e veshkave sepse ushtron presion në arteriet. Njerëzit të cilët kanë probleme në veshka me reduktimin e konsumimit të kripës ndjenë përmirësim. Konsumi i kripës është i lidhur përfundimisht me shëndetin e veshkave.