Një sëmundje autoimune është një gjendje kur sistemi ynë imunitar fillon të sulmojë qelizat e trupit. Sistemi imunitar mbron trupin tonë nga patogjenët që përpiqen të sulmojnë trupin. Është thelbësore që të keni një sistem të fortë imunitar sidomos në një periudhë si kjo e jona. Ekspertët kanë zbuluar se në disa pacientë me koronavirus, virusi riaktivizon çrregullimet autoimune. Kjo nuk është hera e parë që ekspertët lidhin sëmundjen virale me ndërlikimet shëndetësore. Studimet paraprake gjithashtu kanë lidhur koronavirusin me diabetin, sindromën guillian-barre, artritin reumatoid dhe më shumë.
Pacientët me Covid-19 duhet të jenë të kujdesshëm edhe pas shërimit
Një grua 52-vjeçare e cila shkoi në Klinikën Ruby Hall ishte pozitive me Covid -19, por gjendja e saj ishte e qëndrueshme dhe nuk kishte nevojë për trajtim me oksigjen. Asaj iu dha trajtimi themelor që u jepet pacientëve me koronavirus.
Gruaja u kthye në spital pas dy javësh dhe doktorët që po e trajtonin po shihnin për ndërlikimet që koronavirusi mund t’i këtë shkaktuar si për shembull tromboembolia pulmonare ose pneumotoraksi, pneumoni dytësore bakteriale ose ri-infektim me SARS-CoV-2, por ajo ishte shumë në rregull.
Gruaja ndjente shqetësime dhe dhimbje të kyçeve dhe ishte diagnostikuar me artrit reumatoid në të kaluarën. Më pas u diagnostikua me sëmundje intersticiale të mushkërive, të lidhura me artritin reumatoid. Reumatologu pohoi se është bërë diagnoza dhe një plan i përbashkët trajtimi. Trajtimi i kryer në këtë mënyrë ishte i ndryshëm nga Covidi. Ne ishim në gjendje ta dërgonim në shtëpi brenda dy javësh.
Çdo vonesë mund të çojë në ndërlikime
Ekspertët përmendën se ata kanë qenë dëshmitarë të rasteve të tilla kur sëmundjet autoimune po riaktivizohen tek pacientët me Covid. Para se të shfaqej Covid-19, ne kemi parë që infeksionet virale dihet se shkaktojnë sëmundje themelore ose foshnjore. Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm dhe nëse ndjejnë ndonjë gjë, ata duhet të shkojnë menjëherë tek mjeku. Nëse ju i anashkaloni kurimi bëhet më i vështirë.
Mjekët këshillojnë që pacientët me COVID-19 duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme paraprake edhe pasi të kenë dalë nga spitali. Ata gjithashtu këshilluan që çdo sëmundje duhet të konsultohet me ekspertin menjëherë për të shmangur ndërlikimet.