Një studim ka konfirmuar se për të tërhequr një mashkull, më shumë sesa veshja dhe pamja e fytyrës, vlen personaliteti dhe ndjenja e humorit.
Bukuria nuk është gjithçka: në fund të fundit, të dyja gjinitë, si ajo mashkullore edhe femërore, tërhiqen më shumë nga zgjuarsia dhe bukuria e shpirtit sesa nga pamja fizike.
Sensi i humorit, shijet muzikore dhe personaliteti në përgjithësi janë shumë më të rëndësishme për të nxitur flakën e dëshirës. Këtë e konfirmon edhe një studim i kohëve të fundit, i kryer nga Lynx.
Pjesëmarrësit në studim deklaruan se gruaja e ëndrrave duhej të ishte e zgjuar, t’i pëlqente muzika dhe kinemaja (31% dhe 28%), si dhe të ishte e pasionuar pas udhëtimeve (32% e më shumë). Natyrisht që e njëjta gjë vlen edhe për gratë; vetëm 14% e meshkujve e konsiderojnë të rëndësishme pamjen.
Të dhëna që nuk duken kaq pa vlerë nëse shfletohen revistat e modës dhe ndizet televizori, ku sfilojnë pa mbarim bukuri të pakapshme, të cilave nuk u kërkohet të shprehen në mënyrë tjetër veçse duke bërë garë se cila ka fustanin më të bukur: shpesh modelet e imponuara nga shoqëria jonë mund të kenë pasoja të mëdha mbi ndjeshmërinë e vajzave, sidomos mbi adoleshentet.
Prandaj, është e rëndësishme të përsëriten se cilat janë gjërat që janë vërtet me rëndësi për t’u shoqëruar me të tjerët, duke u dhënë më shumë përparësi interesave dhe mendimeve sesa pamjes së jashtme.
Sigurisht, kjo nuk do të thotë që ju të mos kujdeseni për pamjen tuaj, edhe pse ky është një zakon i këndshëm dhe i shëndetshëm, në qoftë se kryhet pa stres dhe presion nga jashtë: një mënyrë e shëndetshme jetese, me një dietë të ekuilibruar dhe ushtrime të rregullta fizike është kura më e mirë e bukurisë dhe nuk ka të bëjë me gjërat sipërfaqësore.