Kuriozitete Kujdes, po vjen virusi!

Kujdes, po vjen virusi!

Policë të veshur me maska, biskota me emoji me maskë – mënyrat për t’u tërheq vëmendjen qytetarëve që të respektojnë rregullat pë pandeminë janë të larmishme.

Ndërsa disa shtete kanë reaguar ndaj pandemisë Corona me masa penale për parandalimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse, vende të tjera po përdorin fushata sensibilizuese të pazakonta për t’u rikujtuar shtetasve që të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjienës.

Policë të veshur si virusi Corona po patrullojnë këto ditë rrugëve të qytetit indian të Çenait. Arsyeja nuk është ndonjë sfilatë karnavalesh, ata janë pjesë e një fushate sensibilizuese për pandeminë e Coronës. Policët u kujtojnë banorëve të qytetit shtatëmilionësh të mbajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e higjienës.

Edhe ky burrë i maskuar si Yama, perëndia hinduiste e vdekjes, është një nga policët e kryeqytetit indian Delhi. Përveç maskës ai mban në duar edhe dy tullumbace që simbolizojnë virusin Corona. Edhe ai u tërheq vëmendjen qytetarëve që të ruajnë distancën, të mbajnë maska dhe të respektojnë rregullat e shtetrrethimit.

Në La Paz të Bolivisë rrugëve sheh dy maskota. Policë të veshur si virusë u tërheqin vëmendjen qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të respektojnë rregullat e shtetrrethimit. Në Bolivi u shtynë për një kohë të pacaktuar edhe zgjedhjet e planifikuara për 3 maj. Po ashti nga shtëpia lejohet të dalë vetëm një person për familje ndërmjet orës 7 të mëngjesit dhe 12 të mesditës për të blerë ushqime.

Kurse një furrë buke në Dresden në Gjermani ofron për klientët biskota me një emoji me maskë. Ato u kujtojnë blerësve se nuk duhet të harrojnë rregullat për mbajtjen e maskave kur hyjnë në dyqane dhe në vende të tjera të përcaktuara nga rregullat për situatën aktuale./DW