Kantautori shqiptar Ermal Meta ka performuar mbrëmë në teatrin Ariston të Festivalit të “Sanremos 2019”.
Plot një vit pasi u shpall fitues i “Sanremos 2018”, artisti shqiptar Ermal Meta është rikthyer në këtë Festival si i ftuar special në natën e dueteve, me këngën në garë “Abbi cura di me” të këngëtarit Simone Cristicci.
Performanca e duetit të tyre u duartrokit fort nga publiku në sallë e përcolli mjaft komente pozitive nga fansat e tyre në rrjetet sociale.
Për kritikët e muzikës italiane kënga “Abbia cura di me” e Simone Cristicchit është një nga pretenduese për t’u vlerësuar me cmimin e parë.
Këngëtari shqiptar Ermal Meta qe një vlerë e shtuar që iu dha kësaj kënge e mesazhit të saj universal për lumturinë, dashurinë, vuajtjen e bukurinë e shpirtit.
“Bota sot është shumë materialiste në gjithçka, – shprehet Ermal Meta, – e për këtë arsye kënga e Simone Cristicchit është pritur mjaft mirë nga publiku. Është një këngë që të fton të mendosh e të reflektosh”.
“Kur e dëgjova për herë të parë këtë këngë, u stepa e thashë me vete se është një këngë e mrekullueshme. Por veçantia është se këngët e Simone Crisitcchit njihen menjëherë pasi janë frut i artit të tij unik”, shprehet këngëtari shqiptar.
Vetëm pak orë pas performimit në skenën e teatrit Ariston kënga “Abbia cura di me” e kënduar në duet nga Ermal Meta e Simone Cristicci ka një shikueshmëri rekord të videos së tyre me dhjetëra mijëra klikime në portalin zyrtar të Festivalit.
Edicioni i 69 i Festivalit të Sanremos 2019 prezantohet nga këngëtari i njohur italian Claudio Baglioni i cili për dy vite radhazi është njëherësh dhe drejtor artistik, si dhe e nga aktorët komikë Virginia Raffaele e Claudio Bisio.
Sonte në mbrëmje do të zhvillohet nata finale dh 24 këngëtarët në garë do të performojnë për fitimin e çmimit Palma e Artë.
Sanremo e një viti më parë u fitua nga kënga “Non mi avete fatto niente” e kënduar nga kantautori shqiptar Erma Meta me këngëtarin italian Fabrizo Moro.