Eurodeputeti Eduard Kukan është shprehur kundër bojkotit të Kuvendit nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare.
Kukan thekson se opozita ka ende shumë punë për të bërë në Kuvend përpara zgjedhjeve dhe bojkoti nuk do të ndihmojë në realizimin e tyre.
“Në Shqipëri ka ende shumë punë për t’u bërë nga opozita në Kuvend përpara zgjedhjeve. Duke bojkotuar Kuvendin këto nuk punë nuk do të realizohen”, shkruan Kukan në një postim në Tëitter.
Opozita shqiptare ka hyrë sot në ditën e katërt të protestës para Kryeministrisë, ndërsa ka njoftuar bojkotin e Kuvendit.