Kukësi fitoi 3-0 ndaj Luftëtarit në “Elbasan Arena” dhe rrit presionin ndaj Partizanit kryesues.
Skuadra e Cungut përfitoi nga ndalesa e “të Kuqve” në derbin ndaj Tiranës, duke marrë 3 pikë e duke e parë veten -6 pikë nga Partizani.
Kukësi zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë falë golave të Vesel Limajt dhe Irakli Dzarias.
Në fraksionin dytë verilindorët ia lanë iniciativën Luftëtarit që gjithsesi nuk arriti të gjente qoftë edhe një gol pasi Kukësi e administroi shumë mirë rezultatin, ndërsa në sekondat e fundit të shtesës realizoi edhe Valdet Rama.