Lajmi i trishtë i 7-vjeçares që humbi jetën në plazhin e Potamit, Himarë ditën e djeshme pasi u godit nga skafi që drejtohej nga komisar Arjan Tase ka tronditur mbarë opinionin publik.
Sot, as 24 orë pas ngjarjes së trishtë, plazhi ku ndodhi ngjarja është boshatisur nga pushuesit.
Gazetarja Esmeralda Keta e cila ishte dhe dje e pranishme kur ndodhi ngjarja, me anë të një postimi në Facebook tregon vendin ku vogëlushja u nxorr e pajetë, dhe ku është vendosur një kukull.
“Mëngjes i trishtë sot në Potam…
Një kukull që pret vajzën e vogël të luajë me të, një lule për lulejetën e re që nuk e mbrojtëm dot, rrobat e familjarëve ende mbi shezllonë dhe plazhi krejtësisht i braktisur…
Ikën të gjithë, ikën të shpëtojnë fëmijët e tyre, sepse nuk ditëm t’u krijojmë një vend të sigurtë
Sot të gjithê jemi fajtorë, e pafajshmja u bë engjëll,” shkruan ajo.