Sipas një raporti të publikuar nga televizioni Rai 3 kultivimi i kanabisit në Shqipëri këtë vit është rritur ndjeshëm. Media italiane i referohet fotove të siguruara nga policia gjatë një aksioni kontrolli me helikopter, ku shfaqen parcela të mbjella me bime narkotike në zona malore.
Referuar këtij raporti të policisë theksohet se krahasuar me një vit më parë, kultivimi i kanabisit është rritur me 1200%. Ndryshe nga sa u deklarua nga policia shqiptare në vitin 2014, për eliminimin të çdo parcele, realiteti flet ndryshe theksohet në materialin e publikuar nga Rai3.
Madje theksohet se fara e kanabisit është siguruar nga Vietnami, por duke u përshtatur gjenetikisht për të pasur një rezultat të lartë prodhimi. Prokurori i Lecce, Giaccomo Cataldi thotë se mafia shqiptare po fuqizohet gjithnjë e më shumë dhe po dominon në trafikun e kokainës në rajon.