Juventusi duket se ka arritur marrëveshjen me Marash Kumbullën. “Zonja e Vjetër” ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Hellas Veronës dhe duket se nuk ka më dyshime për të ardhmen e shqiptarit sipas asaj që shkruan La Stampa.
Kumbulla do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Italisë, ndërsa Juventusi do të derdhë në arkat e Veronës një shumë prej 32 milionë eurosh. Futbollisti shqiptar dëshiron të bëjë hapin e madh në karrierë dhe duket se Juvja e ngre në skenën e madhe europiane. Chiellini dhe Bonucci janë në fundin e karrierës prandaj shqiptari mund të zërë vend lehtë.
20-vjeçari nuk ka vetëm Juventusi pas vetes, pasi Inter, Napoli, Lazio, Manchester United, Chelsea dhe Arsenali janë të interesuar për shërbimet e tij. Kumbulla ka qenë vendimtar për Hellas Veronën këtë edicion.