Shumë vende tashmë e kanë nisur vaksinimin e popullsisë kundër pandemisë së koronavirusit dhe personat e parë që po marrin dozat janë të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe stafi mjekësor.
Por, Indonezia, e cila pritet të nisë vaksinimin në ditët e ardhshme ka caktuar një program krejtësisht të ndryshëm. Ajo do të vaksinojë në fillim të rinjtë 18-59 vjeç dhe më pas të moshuarit.
Presidenti 59-vjeçar, Joko Widodo, ishte personi i parë në vend që u vaksinua, ndërsa zv.presidenti Ma’ruf Amin 77 vjeç, nuk e mori dozën e tij dhe do të vaksinohet më vonë pasi konsiderohet shumë i moshuar.
Profesori Amin Soebandrio shprehet se e gjitha kjo strategji për të nisur vaksinimin nga të rinjtë ka një kuptim, pasi sipas tij, në fillim duhet të imunizohen personat që punojnë dhe lëvizin në shumë vende, të cilët në fund të ditës kthehen te familjet e tyre ku kanë të moshuar.
Gjithashtu, ai e konsideron këtë dhe një përpjekje për të arritur sa më shpejt të imunitetit të tufës dhe rikthimit të ekonomisë në punë.