Juan Guaidó, liderit opozitar i Venezuelës dhe që e ka shpallur veten President, i është ndaluar mbajtja e ndonjë posti politik për 15 vjet.
Lajmi është bërë i ditur nga kontrollori financiar i këtij shteti, Elvis Amoroso, i cili ka thënë se dokumentet financiare të Guaidos kanë qenë të paqarta.
Pavarësisht kësaj, shumë shtetet e mbështesin Juan Guaidó si president të Venezuelës. Në total janë 50 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.
BBC ka raportuar se vendimi për t’i ndaluar një post të tillë Guaidos do të hyjë në fuqi, nëse ai vendos të rikandidojë për postin që ka si udhëheqës i Asamblesë Kombëtare.
Me mbështetjen e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, Guadio ka shtuar thirrjet për dorëheqje të presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.
Bashkimi Evropian ka dënuar këtë veprim kundër Guaidos.