Kryeministri Rama gjatë mbrëmjes së sotme në bisedë me gazetarin Mustafa Nano në ABC News deklaroi se, vetëm kur te kemi rëne konstante, të kurbës së pikut të infeksionit në Shqipëri, vetëm atëherë mund të fillojmë pak nga pak, ti rikthehemi jetës së mëparshme.
Sipas Ramës, kjo varet nga këmbëngulja dhe vendosmëria për të zbatuar rregullat, me të njëjtin zell si tani, e të gjithë shqiptarëve.
Rama deklaroi se vetëm në javën e tretë të muajit Prill, do të mund të shohim “dritë në fund të tunelit”.
“Hapja do të vijë pas rënies së kurbës së pikut. Ka një moment që duhet pritur kur ajo kurbë arrin pikun dhe kur ka tendencë zbritëse konstante atëherë mund të fillohet të hapemi pak nga pak. Besoj që prilli do jetë vendimtar në çdo aspekt për ne. Nëse shqiptarët do jenë kaq bashkëpunues dhe po kaq respektues të rregullave ne mund të shohim dritë në fund të tunelit në fund të prillit”, tha Rama.