Bota Kur edhe Roma zgjohet e shkretë (FOTO)

Kur edhe Roma zgjohet e shkretë (FOTO)

Një qytet i shkretë, me monumente pa turistë dhe rrugë të zbrazëta. Kështu u zgjua sot Roma, ku po ndihen efektet e dekretit të ri të lëshuar dje nga kryeministri Giuseppe Conte, për shkak të përhapjes së COVID-19.

Një ditë e enjte shumë e ngjashme me një të diel gushti, me shumë pak makina dhe me një transport publik praktikisht të zbrazët.

Përpara shatërvanit ”Trevi” ndodhet një patrullë e policisë lokale për të monitoruar situatën, ndërsa dy punëtorë, me maska në fytyrë, kapërcejnë sheshin për të arritur në vendin e punës aty pranë.

E njëjta situatë përpara monumenteve të të gjithë kryeqytetit, nga sheshi ”Navona” në atë ”Venezia”.

Qepenat janë u ulur kudo, madje edhe baret historike 24-orëdhe, në qendër të qytetit.

Shenjat e vetme të gjallërisë janë kioskat e cigareve dhe gazetave, por edhe ato me një fluks të papërfillshëm njerëzish.

Janë hapur edhe farmacitë dhe parafarmacitë, ndërsa në rrugët historike mbretëron heshtjen. Nga rruga ”Condotti” deri te ”Cola di Rienzo” dyqanet e veshjeve janë të mbyllura, siç janë edhe qendrat estetike, parukierët apo palestrat.

Në periferi, ata që vrapojnë shfrytëzojnë ndoshta mundësitë e fundit përpara daljes së ndonjë urdhri të ri.