Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Siècle” ka botuar, të premten e 23 majit 1924, në ballinë, një shkrim në lidhje me debatin e shkaktuar asokohe nga opozita shqiptare për zgjedhjen e kryeqytetit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Lufta për kryeqytetin
“Shqiptarët që, dje, disa pretendonin një mbret dhe të tjerët një Republikë, tani po debatojnë për zgjedhjen e kryeqytetit të tyre.
Njëzet e gjashtë deputetë të kryesuar nga Gurakuqi, kreu i opozitës, dhe peshkopi Fan Noli nuk e duan më Tiranën, por Shkodrën si kryeqytetin e tyre
Dhe ja një lloj i ri i krize politike në vendin e ish-princ Vidit, një krizë për kryeqytetin!”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania