Është viti 1998 dhe në mesfushën e Barcelonës B po spikat një talent i ri nga Cantera. Quhet Xavi Hernandez. Lojtari ende nuk mund të futet në ekipin e parë për shkak të kaq shumë konkurrence që kishte atje. Adriano Galliani nuhat potencialin e këtij talenti dhe përgatit një ofertë monstruoze, i bindur se ka të ardhme të garantuar. Sipas “Marca”, Milani i ofron Barcelonës 250 milionë peseta dhe një vilë, kontratë 5-vjeçare dhe punë për babain e tij, por mbi të gjitha një vend në ekipin e parë për të riun Xavi.
Ofertë që vërtet e josh babain e djaloshit të ri, por është nëna, tifoze e madhe e Barcelonës, që nuk pajtohet kategorikisht. Ajo kërcënon me divorc nga burri i saj nëse Xavi tenton të largohet nga blaugrana-t. Që nga ai episod, një nga mesfushorët më të mirë të historisë së futbollit fitoi 8 Kampionate Spanjolle, 3 Kupa Spanjolle, 6 Superkupa Spanjolle, 4 Champions League, 4 Superkupa Europiane dhe 3 Botërorë për Klube me fanellën katalanase. Ai është tashmë legjendë e Barçës.