Kuriozitete Humbi në pyll, mbijeton 18 ditë duke ngrënë kërpudha

Humbi në pyll, mbijeton 18 ditë duke ngrënë kërpudha

Një burrë që kishte humbur prej 18 ditësh në një pyll australian është gjetur gjallë, pasi mbijetoi duke ngrënë kërpudha dhe duke pirë ujë lumenjsh.

Robert Weber, u pa për herë të fundit me qenin e tij, duke lënë një hotel në Kilkivan, Queensland, më 6 janar. Pasi humbi kontaktet me familjen, ai u shpall i zhdukur dhe autoritetet nisën kërkimet. Pas afro tre javësh, 58-vjeçari u gjet pranë një dige.

Policia tha se makina e Weber u “bllokua” në një rrugë të panjohur ku ai qëndroi në makinë për tre ditë, para se të mbaronte uji.

“Ai u largua në këmbë dhe humbi. Mbeti pranë një dige ku mbijetoi duke ngrënë kërpudha”, tha policia e Queensland në një deklaratë. Autoritetet shtuan se Weber u dërgua në spital ndërsa qeni i tij nuk është gjetur.