Nga Aurenc Bebja*, Francë
“La Revue Diplomatique” ka botuar, të dielën e 3 tetorit 1886, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me dekorimin e lartë asokohe të Pashko Vasës dhe dhëndrit të tij armen nga Papa, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Shkëlqesia e tij Pashko Vasa, guvernatori i përgjithshëm i Libanit, sapo ka marrë një dallim të lartë nga Hirësia e tij Papa (Leon XIII). Delegati apostolik në Siri shkoi me një ceremoni madhështore në selinë e qeverisë në Liban dhe dekoroi Shkëlqesinë e Tij Pashko Vasën me Kryqin e Madh të Shën Gregorit të Madh.
Shkëlqesia e Tij Imzot Ludovic dekoroi njëkohësisht me shenjat e klasit të tretë të të njëjtit urdhër Kupelyan efendiun, sekretarin e përgjithshëm të qeverisë së Libanit dhe dhëndrin e Shkëlqesisë së Tij Pashko Vasës.
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania