Histori Kur paria e Shkodrës më 1899 i kërkoi Portës së Lartë autorizimin...

Kur paria e Shkodrës më 1899 i kërkoi Portës së Lartë autorizimin për ndriçimin e liqenit të Shkodrës

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“La Revue d’Orient” ka botuar, me 10 maj1899, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me kërkesën e veçantë asokohe të parisë së Shkodrës drejtuar Portës së Lartë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

“Energjia elektrike në Shqipëri – Sipas asaj që na thonë nga Kostandinopoja, disa të njohur në Shkodër të Shqipërisë i kanë kërkuar Portës së Lartë autorizimin për ndriçimin e liqenit të Shkodrës dhe brigjeve të tij me dritë elektrike, për të bërë të mundur lundrimin gjatë natës, ashtu siç është bërë me Kanalin e Suezit.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania