Kulturë “Kur sunduesit nuk grinden”, nderimi i rrallë i Kadaresë për ish-presidentin Moisiu

“Kur sunduesit nuk grinden”, nderimi i rrallë i Kadaresë për ish-presidentin Moisiu

Nga Bujar Hudhri

Sot ishte dita e parë e Kadaresë në Tiranë. Dhe rituali i përvitshëm nisi në një ditë pranvere plot diell. Ndërsa po bisedonim ulur në një nga stolat e parkut, u ndal para nesh zoti Alfred Moisiu. Pasi u përqafuan me njëri-tjetrin, ish presidenti i Shqipërisë me shkrimtarin i shquar, gjeta rastin t’u recitoja një strofë nga poema e fundit e Kadaresë “Tirana në dimër”, ku ai flet për presidentin Moisiu:

“Për gjithçka flitet, pronat, asgjëkundin,

Çmimin Nobel a një veturë të re,

Për zgjedhjet dhe dekretet krejt të fundit

Të zotit president me emër hebre”

E kam ditur gjithnjë nderimin e Kadaresë për presidentin Moisiu dhe kjo është diçka e rrallë dhe e çmuar, po të kemi parasysh marrëdhëniet e vështira të Kadaresë me politikën.

Ndaj, nuk mund të kishte diçiturë më të saktë për këtë foto se sa “Kur sunduesit nuk grinden”!