Bota Kërcënimi nga Perëndimi, Serbia braktis Rusinë, voton pro rezolutës shqiptaro-amerikane në OKB

Kërcënimi nga Perëndimi, Serbia braktis Rusinë, voton pro rezolutës shqiptaro-amerikane në OKB

Rezoluta e bashkësponsorizuar mes Shqipërisë dhe SHBA për tërheqjen e të gjitha trupave ruse nga Ukraina dhe ndalimit të luftës kaloi me shumicë dërrmuese në sesionin e jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Rezoluta mori 141 vota pro dhe vetëm pesë kundër.

Mes shteteve që votuan pro ishte dhe Serbia. Kryeministri Edi Rama, përmes një reagimi në rrjetet sociale thotë se vota pro e Serbisë e radhit të gjithë rajonin tonë në krah të Perëndimit.

Në lidhje me këtë votim, ka reaguar edhe Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. “Hera e fundit kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar në mënyrë të tillë në një seancë urgjente ka qenë në 1982”, shkroi ajo.

Rezoluta u prezantua fillimisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku u bllokua nga vetoja ruse. 11 vende anëtare të KS, përfshirë këtu edhe Shqipërinë votuan pro, ndërsa tre të tjera abstenuan.

Ndryshimi i linjës së Serbisë erdhi pasi BE pati paralajmëruar Beogradin se ky qëndrim vë në pikëpyetje aspiratën e saj për të qenë pjesë e unionit.

SHBA gjithashtu ka forcuar retorikën kundër qëndrimit që Serbia po mban deri tani.

Gazeta “Blic” raporton se përmes kanaleve diplomatike Serbia është kërcënuar për tërheqjen e të gjitha investimeve nga vendet Perëndimore.

Madje është paralajmëruar për sanksioneve në sektorin bankar dhe deri tek heqja nga lista e vendeve me lëvizje të lirë në zonën Schengen.