Shëndet Kura e vetme kundër diabetit, përzierja me 2 perime që frenojnë sheqerin

Kura e vetme kundër diabetit, përzierja me 2 perime që frenojnë sheqerin

Diabeti është një sëmundje e cila shfaqet kur niveli i glukozës në gjak është shumë i lartë dhe trupi nuk mund ta përdorë atë si duhet, kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme ose kur insulina e prodhuar nuk kryen funksionin e saj.

Edhe pse diabeti është i pashërueshëm, ai mund të mbahet nën kontroll edhe me mënyra alternative natyrale, të cilat ndihmojnë të mbahet sheqeri në nivelet e duhura. Ndërkohë që në të gjithë botën numërohen 380 milionë të prekur nga diabeti, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ky numër do të dyfishohet deri në vitin 2030.

Ai është shkaku kryesor i verbërisë, problemeve me veshkat apo sëmundjeve të zemrës. Prandaj, ju duhet të ndiqni një dietë të shëndetshme. Një nga recetat më të thjeshta që ju ndihmon të mbani nën kontroll diabetin është kjo me dy përbërës: selino dhe limon.

Përbërës:

300 gr selino

6 limonë

Udhëzime:

Lajeni selinonë mirë, prijeni atë dhe hidheni në një tenxhere. Shtoni edhe lëngun e 6 limonëve dhe pak ujë.

Vendoseni tenxheren në zjarr të ziejë në temperaturë të ulët dhe më pas largojeni tenxheren nga zjarri. Pasi përzierja është ftohur, transferojeni atë në një kavanoz qelqi dhe vendoseni në frigorifer.

Konsumoni 1 lugë gjelle nga përzierja para se të hani mëngjes. Kjo do të jetë e mjaftueshme për 2 muaj, dhe më pas niveli i sheqerit në gjak do të normalizohet.