Në tregun valutor vendas siç e presim euro vijon rënien, blihet sot me 132.50 lekë dhe shitet me 133.30 lekë, gati–gati me nivelet e muajit gusht-shtator.
Euro kundrejt monedhës vendase ka shënuar zhvlerësim, me gati 1 lekë, nga 133.70 lekë dhjetë ditë më parë.
Nivelet e euros gjenden në nivele më të ulta se edhe në muajit e verës.
Mund të ketë akoma zhvlerësim deri në fund të vitit.
Dollari amerikan sot blihet me 111.80 lekë dhe shitet me 112.50 lekë. Dollari amerikan vazhdon të qëndrojë i nënvlerësuar. Por ka mundësi të avancojë drejt nivelit të 113.50 lekë.
Paundi britanik sot blihet me 149.50 lekë dhe të shitet me 150.50 lekë.