Bota Kurti-Vuçiçit: Kosovën do ta mbrojmë me vendosmëri dhe forcë

Kurti-Vuçiçit: Kosovën do ta mbrojmë me vendosmëri dhe forcë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas tensioneve të armatosura mes policisë dhe grupeve serbe në veri të vendit mbrëmjen e së shtunës.

Në Twitter, Kurti ka shkruar se Policia e Kosovës po bashkëpunon me KFOR-in për të gjetur zgjidhje paqësore.

“Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe shtyrjen e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon preteksti më i vogël për të vendosur barrikada dhe për të bërë sulme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me KFOR, po punojmë për të zgjidhur situatën sa më shpejt dhe në mënyrë paqësore”.

Kryeministri Kurti ka dënuar edhe kërcënimet e Serbisë, teksa ka shprehur vendosmërinë se Kosova do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri.

“Presidenti dhe Kryeministrja e Serbisë kanë kërcënuar me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet me forcë dhe me vendosmëri”.