Aktualitet Mashtronin qytetarët përmes call-centerave, lëshohen 15 urdhër-arreste. Transferta parash 5 milionë Euro

Mashtronin qytetarët përmes call-centerave, lëshohen 15 urdhër-arreste. Transferta parash 5 milionë Euro

Gjykata e Tiranës ka lëshuar 15 urdhër-arreste pas një hetimit të Policisë së Tiranës për goditjen e call-centerave që mashtrojnë qytetarët në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas policisë, drejt Shqipërisë janë bërë transferta parash në vlerën e 5 milionë Eurove.

Nga 15 urdhër-arrestet, 6 janë shqiptarë dhe 9 italianë. Në pranga ka rënë vetëm një person. Ai është A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas sistemit TIMS, rezulton se 9 shtetasit italianë dhe 1 shtetas shqiptar nuk ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë, policia vijon kontrollet për kapjen e 4 shtetasve të tjerë shqiptarë, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurië “Arrest në burg”.

Gjithashtu, po bashkëpunohet edhe me autoritetet italiane për kapjen e 9 shtetasve italianë dhe të 1 shtetasi shqiptar, autorë të dyshuar për këtë veprimtari kriminale.