Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden duket se ka dhënë “bekimin” e tij duke u shprehur se kryeministri holandez Mark Rutte është më i përshtatshmi për të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Lajmin e ka konfirmuar nga një zyrtar amerikan për Politico.
Mbështetja e Biden ka të ngjarë të ndikojë disa aleatë, të cilët gjithashtu mund të favorizojnë kandidaturën e Rutte. Sipas Politico, dy të tretat e vendeve të NATO-s mbështesin kandidaturën e Rutte, i cili mendohet se do të zërë vendin e Jens Stoltenberg, mandati i të cilit përfundon në tetor.
Rruga e Rutte drejt rolit të sekretarit të përgjithshëm në mënyrë të pashmangshme e sjell atë në konflikt me Rusinë, ndërsa Aleanca lufton kundër agresionit të Vladimir Putin dy vjet pas pushtimit të Ukrainës. Problem është edhe nëse ish-presidenti Donald Trump kthehet në Zyrën Ovale, pasi atëherë lideri holandez do të duhet të përballet me skepticizmin republikan ndaj NATO-s.
Sipas rregullave të NATO-s, sekretari i përgjithshëm zgjidhet me pëlqim unanim, që do të thotë se Rutte duhet të fitojë mbështetjen e të 31 shteteve anëtare. Çdo kandidat për këtë pozicion duhet të miratohet edhe nga Turqia dhe Hungaria, të cilat kanë paraqitur pengesat më të mëdha për pranimin e anëtarëve të rinj. Turqia thuhet se ka kërkuar siguri përpara se të mbështeste Rutte, ndërsa Hungaria ka pasur mosmarrëveshje të gjata me kryeministrin holandez.