Sport Kush do të jetë trajnerin e ri i Kombëtares? Reja mbetet kandidat,...

Kush do të jetë trajnerin e ri i Kombëtares? Reja mbetet kandidat, por Donadoni e la derën hapur

Nuk ka arsye për t’u nxituar, por në fakt nuk ka as shumë kohë për t’u menduar. Armand Duka duhet të vendosë shumë shpejt për trajnerin e ri të Kombëtares dhe lista e dëshirave është e gjatë. Plotësohet dita-ditës me emra të rinj, edhe pse favoriti për t’u ulur në stolin kuqezi është Edi Reja.

Duket se palët kanë arritur gjuhën e përbashkët dhe gjatë kësaj kohe po shihet ndonjë tjetër element që mund të bëjë mirë në kampin kuqezi. Donadoni është një emër i madh, për të cilin Duka tha se është i mirëpritur.

Legjenda e Milanit nuk i mbylli dyert dhe në një intervistë për “Panorama Sport” tha se është i hapur për bisedime. Gjatë kësaj kohe ka pasur bisedime periferike edhe me Besnik Hasin, por gjithashtu kontakte me të tjerë trajnerë të huaj për Kombëtaren shqiptare.