Ambasada Amerikane ka reaguar pak minuta më parë për vetëdorëzimin e të shumëkërkuarit, Klement Balilit, i njohur ndryshe dhe si “Eskobari i Ballkanit”.
Në një deklaratë publike Ambasada Amerikane sh-prehet se arrestimi i Balilit është një hap i madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE.
“Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE.
Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën“, shkruhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve.