Një version i tregimit thotë se një top i gjuajtur nga ushtria Napoleonike gjatë qëndrimit francez në Egjipt në 1798, theu hundën e Sfinksit, shkruan focus.it.
Por ky version duket se bie. Mendohet se thyerja e hundës daton që në 1737, domethënë shumë kohë përpara se Napoleoni dhe njerëzit e tij të shkelnin në tokën egjiptiane.
Duke hedhur poshtë hipotezën e fajit të ushtrisë së Perandorit, ajo që mbetet është një shkëputje natyrore më pak heroike e hundës për shkak të erozionit dhe veprimit të erërave, por edhe një shpjegim më i vjetër dhe në përgjithësi shumë realist dhe aktual.
Sipas një historiani arab të shekullit të pesëmbëdhjetë, në fakt do të ishte një gjest i qëllimshëm, i kryer nga një musliman besnik i quajtur Muham-mad Sa’im al-Dahr, i cili donte të shkatërronte të gjithë veprën sepse e konsideronte atë një objekt idhujtarie.