Bota Kush është 36-vjeçari që përflitet të jetë pasardhësi Putin?

Kush është 36-vjeçari që përflitet të jetë pasardhësi Putin?

A mund të jetë 36-vjeçari Dmitry Kovalev, pasardhësi i ardhshëm i Putin?

Mandati i Putin mbaron në vitin 2024, dhe nëse ai nuk kandidon sërish, do t’i duhet një pasardhës.

Prej kohësh, ekspertë të ndryshëm të politikave ruse po përflasin emrin e Kovalev, si pasardhësin e mundshëm të autokratit rus, si pasojë e zërave se shëndeti i tij po përkeqësohet.

Kanali i Telegram, Baza, raportoi se Putin është njohur me Kovalev, të birin e miliarderi të gazit Vitaly Kovalev, gjatë një loje hokej.

Momentalisht, 36-vjeçari punon në administratën presidenciale dhe së fundmi është parë shumë pranë Putin gjatë paradës së 9 majit.

Sidoqoftë, shpresat se një pasardhës i Putin do t’i japë zgjidhje situatës aktuale janë të zymta.

Muajt e fundit, është aluduar se Putin po kalon probleme me shëndetin dhe video të shumta kanë qarkulluar në rrjet ku tregohet Putin duke shtrënguar pjesën anësore të tryezës, apo dora e tij duke u dridhur.

Kjo ka shtuar zërat se ai po vuan nga një sëmundje terminale si kanceri apo edhe nga Parkinsoni.

Por zërat se Putin vuan nga një sëmundje serioze kanë qarkulluar që nga viti 2014 dhe ende nuk ka asnjë konfirmim të qartë që ai mund të jetë seriozisht sëmurë.

Në fakt, 4 ditë më parë, shefi i CIA-s, William Burns bëri deklaratën e çuditshme duke thënë se Vladimir Putin është plotësisht i shëndetshëm madje se ai “është më i shëndetshëm seç duhet”.

Më pas, z. Burns sqaroi se ky ishte vetëm një mendim personal dhe jo një “gjykim i agjencive zyrtare të inteligjencës”.

Mbetet për t’u parë nëse Putin do të emërojë vërtetë një pasardhës por shpresat se ai do të jetë një urë lidhëse mes Perëndimit dhe Rusisë janë të pakta.