Ata që e njohin Alexander Lukashenkon, i cilësuar si “diktatori i fundit i Europës”, janë të bindur se ai kurrë nuk do të heqë dorë nga pushteti.
65-vjeçari, president i Bjellorusisë që nga 1994, po kërkon mandatin e gjashtë në zgjedhjet që do të mbahen të dielën, më 9 gusht.
Edhe pse kundërshtarëve të tij mund t’i jetë ndaluar hyrja në garë, Svetlana Tikhanovsky vendosi të qëndrojë dhe popullariteti i saj është rritur tej mase.
Lukashenko si populist?
Si ia ka dalë Lukashenko që të mbajë pushtetin për rreth 26 vjet, gjë e cila i ka sjellë dhe nofkën “diktatori i fundit i Europës”.
Në 1991, vitin që Bjellorusia shpalli pavarësinë pas ndarjes nga Bashkimi Sovjetik, Lukashenko botoi një artikull në formë manifesti në Narodnaja Gazieta (e përkthyer si Gazeta e Popullit) ku kritikonte ashpër regjimet autoritare dhe të shkuarën komuniste.
Megjithatë, të paktë për opozitën bjelloruse, Lukashenko u kthye në një burrë shteti i pamëshirshëm dhe represiv.
“Mund të flas me orë të tëra për arsyet sesi erdhi në pushtet Lukashenko, por me pak fjalë situata ekonomike dhe sociale që kishte mbërthyer Bjellorusinë në fillimet e 1990 e katapultoi në presidencë”, shpjegon Valerij Karbalevich, autori i një libri mbi jetën e presidentit bjellorus.
“Ndryshe nga ish-kombet e tjera sovjetike, Bjellorusia ka kaluar në një fazë industrializimi dhe urbanizimi të suksesshëm në vitet 60’ dhe 80’ dhe iu trembën perestrojkës së Gorbachevit (politikat e ndërmarra për të transformuar ekonominë dhe për të sjellë më shumë transparencë në Bashkimin Sovjetik).
“Këto ndryshime ishin lajm i keq për ne. Lukashenko erdhi në pushtet duke luajtur me kartën e së shkuarës së lavdishme dhe duke u zotuar se do të rikthente rregullin dhe prosperitetin në vend”.
“Fiksimi për pushtet”
“Duke e ditur se Rusia është burimi kryesor i energjisë për Bjellorusinë, ai ka “flirtuar” me Rusinë dhe Putin, duke përfituar ulje të mëdha çmimi për sigurimin e tij”.
“Por teksa çmimi i naftës ka rënë si në Rusi ashtu edhe në botë, dhe kjo ka ndikuar edhe në Bjellorusi. Për të treguar solidaritetin e tij me Rusinë, Lukashenko ka kërkuar 2 referendume për një lidhje më të ngushtë me Rusinë. Por në vitet e fundit ai i është trembur propozimit të Putin për unifikimin e dy vendeve”.
Ashtu si dhe Putin, Lukashenko e ka cilësuar rënien e Bashkimit Sovjetik si “tragjedinë më të madhe të Shekullit XX. Atij i mungon me të vërtetë e shkuara dhe nuk mendon jashtë kornizave dhe kjo shpjegon sundimin e tij mbi ekonominë, proteksionizmin dhe korrupsionin”, thotë Jaroslav Romanchuk, ekonomist dhe politikan nga Bjellorusia.
“Ndër gjërat e pakta pozitive që Lukashenko ka bërë është përmirësimi i infrastrukturës rrugore”, shpjegon Romanchuk.
Ndërsa për Anna Plotnikova, gazetare e pavarur ruse, si Putin ashtu edhe Lukashenko janë “njerëz me arsim të dobët dhe mendjengushtë”.
“Ndryshimi i vetëm midis tyre është mënyra sesi trajtojnë fëmijët e tyre: Putin sillet sikur i ka mohuar, ndërsa Poroshenko i shfaq sa më shumë në publik si për të përgatitur djalin e tij që të bëhet lideri i së ardhmes”, tha Plotnikova.