Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi si kryetar të ri, Alfred Ballën. Zgjedhja e tij erdhi pas largimit të Gent Ibrahimit.
Mbledhja u realizua të hënën, ku përveç anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është Prokurori i Përgjithshëm dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Programi OPDAT.
Kandidati i vetëm për kryetar nga anëtaret jo-prokuror, është Alfred Balla, i cili ka mbajtur postin e nën-kryetarit.
“Mendoj se kam disa karakteristika që plotësojnë kriteret për këtë post”, u shpreh Balla.
Pas qëndrimit për tri vite në krye të KLP-së, Gent Ibrahimi, u largua për shkak të përfundimit të mandati.
Balla mbante postin e zëvendëskryetarit nga dhjetori i vitit 2018, i zgjedhur nga shoqëria civile.
Balla ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në vitin 1991 në Universitetin e Tiranës” dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike nga viti 2020.
Në vitet 1991-1998 ka punuar në detyrën e Prokurorit të sektorit gjyqësor në Fier e Lushnje. Në vitet 1998-2003 dhe 2007-2012 ka ushtruar profesionin e lirë si avokat, ndërkohë që në periudhën 2003-2006 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave si Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit, kurse deri në vitin 2017 ka punuar në pozicionin si Këshilltar Ligjor pranë Gjykatës së Lartë.
Ai është angazhuar në organizma jo-qeveritare të shoqërisë civile me fokus drejtësinë penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.