Bota Maqedonia e Veriut shpall non-grata 5 diplomatë rusë

Maqedonia e Veriut shpall non-grata 5 diplomatë rusë

Maqedonia e Veriut ka shpallur ‘non grata’ pesë diplomatë rusë.

Ditën e sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm.

Autoritetet maqedonase deklarojnë se personat e shpallur “non-grata”,  kanë kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike.

Diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme.