Politika Kush është deputeti socialist që votoi kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës

Kush është deputeti socialist që votoi kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës

Kuvendi ka votuar në një seancë të posaçme parlamentare ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Ajo që ra në sy gjatë votimeve në parlament ishte vota kundër e deputetit socialist Erion Braçe, për shkarkimin e Olta Xhaçkës si ministre e Jashtme.

Votimi i shkarkimit të Xhaçkës mori 95 vota pro dhe 1 kundër, e cila ishte e deputetit Braçe.

Pas miratimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen nesër te Presidenti i Republikës.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk pranoi kërkesën e Gazment Bardhit për debat mbi ndryshimin e ministrave.

Emërimet:

Arbjan Mazniku emërohet Ministër i Shtetit për pushtetin vendor me 73 pro, 35 kundër nga opozita

Albana Koçiu emërohet Ministre e Shëndetësisë me 73 vota pro, 1 abstenim, 32 kundër

Igli Hasani emërohet Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme me 74 vota pro, 33 kundër

Ogerta Manastirliu emërohet Ministre e Arsimit dhe Sportit me 72 vota pro, 35 vota kundër dhe 1 abstenim.

Anila Denaj emërohet Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 73 vota pro, 27 kundër.