Aktualitet Në klasë të parë me gjyshen si shoqe banke për shkak të...

Në klasë të parë me gjyshen si shoqe banke për shkak të shkollës që duket nga një tjetër realitet

Shkolla e fshatit Shtëpëz është një nga institucionet arsimore që ka hapur dyert në vitin e ri mësimor, 2023-2024, në Bashkinë e Gjirokastrës. Kjo shkollë është vetëm 15 km larg nga Gjirokastra, por duket sikur është në një tjetër realitet.

Dikur, kësaj godine ia shtonin ngjyrat dhe gjallërinë zërat e nxënësve, por edhe këto po mungojnë. Diljani është i vetmi nxënës në klasën e parë në këtë shkollë. Ndryshe nga sa e kishte imagjinuar, si shok banke ka gjyshen e tij.

Në klasë vjen edhe një vajzë e klasës së dytë dhe një djalë në ciklin parashkollor, duke plotësuar numrin maksimal të nxënësve.

Mësuesja e shkollës shpreson që familjarët e saj, banorët e fshatit dhe në fund bashkia, të kthejnë sytë dhe të ndihmojnë me çfarë të munden për të përshtatur më mirë ambientet e kësaj godine si një shkollë.

Fshati Shtëpëz ka 120 familje, por kushtet e shkollës kanë bërë që shumica e tyre t’i dërgojnë fëmijët në shkollat e qytetit të Gjirokastrës./A2CNN