Efektivi i RENEA-s, Xhulio Liçi, është vënë në pranga bashkë me dy persona të tjerë gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në periferi të Tiranës.
Operacioni është iniciuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit pas informacionit se efektivi ishte përfshirë në trafik droge.
Për këtë arsye, efektivi ka qenë në vëzhgim dhe ndalimi i tij bashkë me dy të tjerët është bërë ndërsa po transportonin kokainën me një automjet.
Gjatë kontrollit në automjet policia ka sekuestruar një sasi prej 1 kg kokainë dhe ka arrestuar efektivin e RENEA-s, Xhulio Liçi.
Dyshimet janë se punonjësi i polici kishte rolin e transportuesit në grupin e trafikut të kokainës. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk dihet se cili do të ishte destinacioni final i drogës.