Extra Kush është ish-gjimnastja Alina Kabaeva, e dashura e Putin që është fshehur...

Kush është ish-gjimnastja Alina Kabaeva, e dashura e Putin që është fshehur në Zvicër

Lorenzo Nicolao – Corriere della Sera

38-vjeçe, jeton në Zvicër dhe dyshohet se ka katër fëmijë me presidentin rus, 31 vite më i madh. Është krenaria sportive ruse, ka fituar një ar olimpik në 2004 dhe dy botërore.

E lindur 38 vite më parë në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistanit, Alina Kabaeva ka qenë një ndër gratë ruse më me ndikim, jo vetëm në këndvështrimin sportiv, por edhe personazh publik i vendit të saj. Ish-gjimnaziste dhe modele, tani politikane, prej kohësh është konsideruar e dashura e presidentit Vladimir Putin, me të cilin ka, sipas disa burimeve, dy vajza binjake, të lindura afër Luganos në Zvicër dhe që tani janë 7 vjeçe. Për të tjerë, fëmijët janë katër, të gjithë me pasaportë zvicerane, përfshirë djalin e madh Dimitry, i lindur në 2009, dhe një vajzë tjetër, të lindur në 2012.

Zvicra

Sipas faqes “Page Six” të New York Post, Kabaeva është e sigurtë me fëmijët e saj në Zvicër, edhe ky vend ka braktisur para disa ditësh neutralitetin shekullor duke dënuar hapur pushtimin rus të Ukrainës.

Karriera sportive

E bërë e famshme në Rusi fillimisht për meritat e saj sportive në gjimnastikë, Alina Kabaeva është vajza e një ish-futbollisti sovjetik. Pavarësisht trupit të saj të madh, e kritikuar nga shumë ish-trajnere të saj, ajo arrin në vitin 1994 në qendën teknike të Moskës të drejtuar nga Irina Viner, trajnerja e saj historikë, falë së cilës nis të rritet si atlete deri në medaljen e bronztë në Sidnei 2000 dhe mbi të gjitha arin në Athinë 2004, arritjet e saj më të madhe si atlete profesioniste. Këtyre medaljeve iu shtohen edhe nëntë ari, tre argjendi dhe bronzi botërore, 15 ari në Europiane dhe pesë vende rë parë Kupën e Botës, mes 1998 dhe 2007. Por në Madrid në 2001 një sukses i saj anulohet për doping, pasi rezultoi pozitive në një  diuretik. Dëmtimet ia komprometuan shumë shpejt vazhdimin e karrierës, i dha fund në 2007.

Popullariteti dhe politika

Protagoniste e fushatave publicitare, modele për shumë revista që i dedikonin kopertinën, e pranishme në shumë shfaqje televizive dhe protagoniste e filmave deri në Japni, Kabaeva bëhet shpejt një personazh mjaft i njohur në Rusi, edhe pasi i dha lamtumirën gjimnastikës. Madje, në atdhe i është dedikuar edhe një këngë, pasi kishte bërë zyrtarisht debutimin në jetën politike të vendit të saj. Ishte deputete e Dumës, parlamentit rus, nga 2007 deri 2014, pasi ishte zgjedhur me partinë “Rusia e Bashkuar”. Që atëherë u paraqit shpesh nëpër dalje publike nën shoqërinë e presidentit Putin, aq sa menjëherë nisin të qarkullojnë zërat se ishte e dashura e re e carit.

Martesë ortodokse dhe sekrete?

Shumë shpejt nuk shikohej më vetëm si një mbështetëse e tij e zjarrtë, edhe për arsyen se lideri ishte divorcuar publikisht nga Ljudmila Shkrebneva në 2013, duke i dhënë fund një martese që zgjaste rreth 30 vite. Gazeta ruse Moskovsky Korrespondent që në 2008-ën pati folur për ndarjen me ish-bashkëshorten, duke pretenduar se Putin ishte gati të martohej me ish-gjimnasten. Kremlini e përgënjeshtroi menjëherë dhe gazeta u mbyll pak më vonë. Edhe sot, si presidenti rus, ashtu edhe Kabaeva nuk e kanë konfirmuar kurrë lidhjen, edhe pse shumë janë të bindur se dyshja është martuar me një ceremoni ortodokse private.