Bota Kush është kapiteni “Hak”, iraniani që komandon “bishën” e ushtrisë amerikane

Kush është kapiteni “Hak”, iraniani që komandon “bishën” e ushtrisë amerikane

Tensioni midis SHBA dhe Iranit ka arritur kulmin e këtyre viteve të fundit, ku vrasja e gjeneralit Soleimani dhe sulmet raketore iraniane ndaj bazave amerikane në Irak për disa orë bënë të mendohej se një luftë e hapur midis dy vendeve kishte filluar.

Por në qoftë se një sulm ajror amerikan do të ndodhte, me shumë mundësi ai do të niste nga aeroplanmbajtësja bërthamore “Harry S. Truman”, që ndodhet në veri të Gjirit Persik me flotën e pestë amerikane.

Aeroplanmbajtësja bërthamore Harry S. Truman

Po si paradoks, ky që është një nga mjetet më të fuqishme dhe të kushtueshme të forcave detare amerikane, drejtohet nga një person me origjinë dhe i rritur në Teheran.

Kapiteni Kavon Hakimzadeh ka lindur në Texas, i biri i një iraniani dhe një amerikaneje, dhe ka jetuar në vendin aziatik deri në moshën 11 vjeçare. Familja e tij u largua pas revolucionit komeinist, duke u transferuar përfundimisht në SHBA.

Kapiteni Kavon Hakimzadeh ka lindur në Teksas, i biri i një iraniani dhe një nënshtetase amerikane

Kavon, që kolegët e thërrasin thjesht me nofkën “Hak”, ka një karrierë ekselentë në ushtri, me misione në Irak dhe Afganistan që i kanë bere të ngjisë hierarkinë ushtarake deri ne komandën e një prej gjigantëve të detit, si aeroplanmbajtësja Truman.