Mikhail Vladimirovich Mishustin është Kryeministri i ri rus, i emëruar nga Presidenti Putin pas dorëheqjes së Dimitry Medvedev.
Deklarata e Kremlinit thoshte që Mishustin e kishte pranuar ofertën dhe se Putini më pas e përcolli propozimin për emërimin e tij në Duma, dhoma e ulët e Parlamentit rus.
Mishustin, 53 vjeç, ka punuar në qeverinë ruse që nga 1998.
Gjatë kësaj kohe, ai përkohësisht ndërpreu aktivitetet disa herë për shkak të biznesit të tij. Për dy vjet ai ishte kryetar i Capital Partners dhe partner i Grupit të Menaxhimit të Aseteve.
Ai u diplomua në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Moskë në 1989, dhe katër vjet më vonë u doktorua.
Por në vitin 2010 do doktorohej në ekonomi, duke shkruar dhe tre libra mbi administrimin e taksave.
Ai gjithashtu u bashkua me Klubin Ndërkombëtar të Kompjuterave (IÇ), një organizatë publike jofitimprurëse, duke u bërë më vonë organizatori i Forumit Ndërkombëtar të Kompjuterave, një nga ekspozitat më të mëdha kompjuterike në Rusi.
Në 1998, Mishustin filloi të punojë si asistent për sistemet e kontabilitetit dhe informacionit të administratës federale të taksave.
Ai ka qenë në krye të Bordit që nga viti 2010, dhe deri më tani nuk ka dalë shumë në publik, për të cilin dihet pak.
Sipas informacionit nga një tekst i botuar vitin e kaluar nga Financial Times, Mishustin prezantoi sistemet më të fundit në botë në lidhje me arkëtimet fiskalë dhe përmirësoi ndjeshëm mbledhjen e taksave në vend, falë njohurive të tij për zhvillimet më të fundit teknologjike.
Ai është i apasionuar mbas sporteve, dhe veçanërisht ndaj hokejit.