Extra Kush është modelja simpatike që po ndan çiftin Wanda-Icardi

Kush është modelja simpatike që po ndan çiftin Wanda-Icardi

Mauro Icardi dhe Wanda Nara një nga çiftet më të njohura të botës së futbollit dhe aq shumë të përfolur po shkojnë drejt një ndarjeje të mundshme. Marrëdhënia e tyre në të cilën kanë sjellë në jetë dhe dy vajza është krisur pikërisht për shkak të modeles argjentinase Maria Eugenia Suarez me të cilën mesa duket sulmuesi i PSG ka tradhëtuar Wanda Narën.

Por kush është Eugenia Suarez e cila ka hyrë në mes të çiftit Nara-Icardi duke prishur një martesë që zgjaste prej vitesh.

Eugenia Suarez e njohur ndryshe si China Suarez është një aktore, këngëtare dhe modele e njohur argjentinase.

Si aktore ajo ka debutuar në moshën 11-vjeçare në një serial argjentinas ndërsa në Instagram numëron vetëm 5 mijë ndjekës në profilin “sangrejaponesa” teksa ndiqet edhe nga personazhe të njohur si bashkëshortja e Messit Antonella Roccuzo, e dashura e Paulo Dybala, Oriana Sabbatini, futbollistët Ezequeil Lavezzi e Joaquin Correa si dhe nga motra e wanda Narës, Zaira Nara.

Në Argjentinë bëhet fjalë për një personazh të njohur, por në Europë 29-vjeçarja ka marrë famë vetëm për shkak zërave që e lidhin atë me Mauro Icardin.