Bota Kush është politikani që Rusia kërkon të vendosë në krye të Ukrainës?

Kush është politikani që Rusia kërkon të vendosë në krye të Ukrainës?

Viktor Janukoçiv me Vladimir Putin

Pushtimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë bëhet për të ndryshuar elitën politike drejtuese të Kievit. Ky është pretendimi që raporton portali i lajmeve “Ukrayinska Pravda”, duke iu referuar burimeve të inteligjencës ukrainase.

Sipas saj, Rusia kërkon që të rikthejë Viktor Janukoçiv, për ta vendosur në krye të shtetit. Janukoçiv ka qenë President i Ukrainës por u rrëzua nga pushteti gjatë protestave të fuqishme anti-qeveritare në vitet 2013-2014.

Sipas faqes ukrainase “Ukrayinska Pravda”, Janukoviç tani është në Minsk. Ai u largua nga Rusia në vitin 2014.

Në Janar, Britania e Madhe njoftoi se Kremlini po planifikonte që të vendoste në krye të Ukrainës një figurë pro-Moskës.