Histori 501 dhoma e 5 kate nën tokë, bunkeri anti-bërthamor ku do strehohej...

501 dhoma e 5 kate nën tokë, bunkeri anti-bërthamor ku do strehohej Enver Hoxha në rast lufte

Lufta Rusi-Ukrainë, shqiptarëve tashmë i ka sjellë në vëmendje bunkerët, nëpër rrjete sociale shohim shumë komente për bunkerët e ndërtuar nga Enver Hoxha. Bunkeri më i veçantë në Shqipëri është ai anti-bërthamor i ndërtuar nga regjimi i asaj kohe.

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, pas Luftës së II-të Botërore, bëri që shumë shtete të mobilizoheshin për mbrojtje në rast të përdorimit eventual të tyre. Në Shqipëri u ndërtuan 221 mijë e 143 bunkerë brenda një periudhe rreth dhjetëvjeçare.

Nëse do kishte luftë bërthamore Enver Hoxha dhe byroja politike e sistemit komunist planifikohej të strehoheshin pikërisht te ky bunkeri anti-bërthamor.

Bunkeri anti-bërthamor në periferi të Tiranës, një ndërtim gjigand 5 kate nëntokë i ndërtuar nga Enver Hoxha gjatë viteve, ka 501 dhoma nën tokë, ku në rast lufte do strehohej byroja politike.

Modeli shqiptar i bunkerëve u realizua pasi u konsultuan të gjitha sistemet e mëparshme që nga vija Marzhino deri tek lufta në Vietnam. Sipas literaturës së kohës, bunkerët shqiptarë ishin të aftë të përballonin të gjitha armët e kohës, por edhe armët kimike dhe bërthamore me fuqi deri në 20 kiloton.

Prodhimi i bunkerëve nisi menjëherë dhe prova e parë e tyre u krye në vitin 1975 në Grykën e Këlcyrës. Prova e dytë u krye në Peldhja të Sarandës në vitin 1976.

Brenda bunkerëve u vendosën kafshë të gjalla dhe më pas nisi bombardimi i zonës me armët më të rënda që kishte ushtria shqiptare. Në Sarandë u hodhën mbi 1000 predha artilerie dhe më pas aviacioni hodhi mbi 100 bomba 50kg, 250kg deri në 500kg. Bunkerët i rezistuan bombardimeve dhe kafshët brenda mbijetuan. Përpara se çështja të dërgohej për miratim në Këshillin e Lartë të Mbrojtjes, u bënë edhe eksperimente të tjera dhe të gjitha dolën me sukses.

Më pas Byroja Politike vendosi atë që njihet si bunkerizimi i Shqipërisë.

U planifikuan të ndërtoheshin 221 mijë e 143 bunkerë, por u ndërtuan vetëm 173 mijë e 371. Pak a shumë një për çdo 11 banorë. Gjatë periudhës së ndërtimeve, e cila zgjati 8 vjet, me një mesatare mbi 21 mijë bunkerë të ndërtuar në vit, vdiqën me qindra ushtarë e civil për shkak të aksidenteve në punë.

Bunkerët ishin të ndërtuara prej betoni, çeliku dhe hekuri dhe ishin të madhësive të ndryshme nga bunkerë për një ose dy persona me vendin e vendosjes së armëve në strehimet e mëdha antibërthamore të destinuara për tu përdorim nga udhëheqja e partisë. Lloji më i zakonshëm i bunkerit ishte ai me një kupolë të vogël rrethore betoni të vendosur në tokë një bazament betoni formë rrethore i mjaftueshëm për strehimin e një ose dy personave që luftonin brenda. Njohur si Qendër Zjarri ose bunkerët e QZ, ata ishin parafabrikuar dhe u transportuan në pozicionet e tyre përfundimtare, ku bëhej edhe montimi i tyre.

Ato përbëheshin nga tre elementë kryesore: një kube betoni me diametër prej 3 m me një frëngji për hapje zjarri, një gjysmë cilindër për të mbështetur kupolën dhe një mur të jashtëm me një rreze 60 cm më të madh se kupola. Hapësira midis cilindrit dhe murit të jashtëm ishte i mbushur me dhe. Në vende të ndryshme përgjatë bregut, u ndërtuan një numër i madh QZ në grupe treshe të lidhura me njëri tjetrin nga një tunel i parafabrikuar prej betoni. Bunkerët e tjerë ishin ndërtuar të grupuara rreth pikave strategjike në të gjithë vendin, ose në linja përgjatë drejtimeve strategjike. Tirana veçanërisht ishte shumë e mbrojtur, me mijëra bunkerë të vendosur në pesëdhjetë rrathë që rrethonin qytetin.

Bunkerët u projektuan nga inxhinieri ushtarak Josif Zagali, i cili kishte qenë partizan gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik pas luftës. Ai vuri re se fortifikimet në formë gjysmësfere ishin pothuajse të papërshkueshme nga zjarri i artilerisë dhe bombat, të cilat thjesht bënin rikoshet të kupolë. Ai përdori njohuritë e tij për të projektuar bunkerët kudo në formë gjysmësfere. Mbi bazën e projektit të inxhinier Zagalit u ndërtuan me mijëra bunkerë në Shqipëri.