Bajram Begaj u zgjodh një ditë më parë Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai do të marrë zyrtarisht detyrën në 24 korrik, kur edhe i përfundon mandati kreut aktual të shtetit, Ilir Meta.
Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe Zonjën e Parë, diçka e munguar gjatë mandatit të Ilir Metës, pasi bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Familja e presidentit që u votua të shtunën duket e qetë dhe me shumë pak gjurmë në Google. Bashkëshortja quhet Armanda dhe punon në KLSH. Begajt kanë dy djem, që të dy studentë në mjekësi, njëri 21 dhe tjetri 18 vjeç.
Armanda punon në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ajo nuk është e njohur për publikun, por ka qenë pjesë e aktiviteteve, ku Bajram Begaj është nderuar me grada të larta.
Armanda Begaj do të jetë Zonja e Parë pas betimit të bashkëshortit si President i Republikës më 24 korrik.
Armanda Begaj ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë specialiste e IT në KLSH.