Aktualitet 61 efektivë “luftë” me flakët në Ishullin e Sazanit: Terreni vështirëson fikjen...

61 efektivë “luftë” me flakët në Ishullin e Sazanit: Terreni vështirëson fikjen e zjarrit

Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit, njofton ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi, shkruan se “përpjekjet maksimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit”.