Kjo është 35-vjeçarja e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin rrugor Krane-Qafë Botë mëngjesin e sotëm.
Nëna e tre fëmijëve, Adriana Prendi kishte martuar vëllain dhe po kthehej drejt Greqisë, ku edhe jetonte me familjen, por aksidenti rezultoi fatal për të.
Të plagosur në aksident mbetën edhe bashkëshorti i saj, Gëzim Prendi, i cili drejtonte mjetin dhe një pasagjer, 37-vjeçar E. Gera, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas uniformave blu, aksidenti ndodhi rreth orës 05:50 në dalje të Konispolit.
Mësohet se 43-vjeçari Gëzim Prendi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.